Kosova

Qeveria s’ka përgjigje për vendimin e SBASHK-ut për ditën e pushimit

Nga arkiva foto

Kryeministri Avdullah Hoti po sfidohet edhe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sa i përket zbatimit të një vendimi për ditë pushimi. Sindikata e Rrahman Jasharajt ka vendosur në kundërshtim me vendimin e Qeverisë që e hëna e ardhshme të jetë pushim.

Të hënën do të dihet nëse Rrahman Jasharaj është më u fuqishëm se Avdullah Hoti kur është fjala për vendimin për ditën e pushimit.

Kjo për shkak se SBASHK’u ka vendosur në kundërshtim me vendimin e Qeverisë që e hëna të jetë ditë pushimi. Kjo pasi 28 Nëntori ka rënë të shtunën.

Zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku, nuk e ka komentuar vendimin e SBASHK’it. Ka thënë është në fuqi njoftimi i Kryeministrit.

Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti, të premten, kishte lajmëruar se punohet të hënën në të gjitha institucionet përfshirë arsimin.

“Në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria”, ka shkruar Kryeministri.

“SBASHK duke u bazuar në konsultimet dhe kërkesat e anëtarësisë kujton se me kalendarin për këtë vit shkollor dita e hënë e 30 nëntorit është ditë pushimi dhe apelon te punëtorët e arsimit , që të martën me energji të reja dhe në shenjë të lartësimit të kujtimit për flamurin kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari e heronjtë e dëshmorët tjerë të kombit ta vazhdojnë betejën për dituri të reja dhe për përfundimin me sukses të gjysmëvjetorit të parë sipas Kalendarit të MASH për këtë shkollor”, thuhet në komunikatën e SBASHK’ut./G.Express