EKONOMI

Qeveria shuplakë Telekomit-s’e ndihmon për kodin e ri

Qeveria e Republikës së Kosovës, në krye me Ramush Haradinaj,  edhe një herë nuk i doli në ndihmë Telekomit të Kosovës, kësaj radhe duke mohuar të drejtën e të gjithë qytetarëve të këtij vendi, përdorimin e kodit të ri telefonik, +383.

Haradinaj, ka thënë se edhe përkundër faktit se Vala ka qenë një gjigantë i të hyrave në buxhetin e Republikës së Kosovës, sipas tij, tani kjo kompani, gjendet në një gjendje jo të mirë financiare.

“ Mund të them shumë qartë se Qeveria e Kosovës nuk është e gatshme që ta ndihmojë Telekomin e Kosovës, në rastin konkretë të implementimit të kodit të ri telefonik. Zgjidhja më e mirë që VALA të del nga kjo krizë e thellë, është ardhja në Kosovë e një investitori të huaj”, ka thënë Haradinaj në përgjigjen për Kosova. info.

Ai ka shtuar se për shkak të gjendjes në të cilën është Telekomi i Kosovës, Qeveria ka marrë vendim që të ulë pagat për nivelin e lartë të punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

Se a ka para Qeveria e Kosovës për kërkesat tjera që i drejtohen këtij institucioni, kjo është vërejtur hiq më larg se sot, kur Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete të shumta financiare për shërim jashtë vendit dhe për veteranët e luftës së UCK-së.

Rreth 300 mijë euro qeveria ka ndarë sot për rehabilitimin e veteranëve të luftës së UCK-së, duke i dërguar për pushime në detin shqiptarë. Po ashtu, Qeveria sot ka ndarë edhe mbi 100 mijë euro për shërim jashtë vendit të një qytetari të Kosovës.

Përndryshe, Autoriteti rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ka njoftuar se ka shtyrë afatin e implementimit të kodit të ri telefonik +383, deri në tetor të këtij viti.

Megjithatë, sipas marrëveshjes së arritur në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, për kodin e ri telefonik, afati i implementimit ka qenë dashtë të bëhet në qershor të këtij viti.

ARKEP, ka njoftuar se shtyrja e afatit për implementimin e kodit të ri telefonik, është bërë me kërkesë të operatorëve VALA dhe IPKO.

Deri më tani Kosova ka humbur hiq më pak se 200 milionë euro, nga mungesa e kodit telefonik. /L.BEKAJ-Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483