Kosova

Qeveria reagon për aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit: Lufta e UÇK’së e drejtë, askush s’është fajtor pa vendim të Gjykatës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas propozimit për aktakuzë nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, është njoftuar sot nëpërmjet një deklarate për shtyp, se Zyra e Prokurorit Special ka deponuar pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale një aktakuzë ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli”, ka deklaruar Hoti.

“Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se askush nuk mund cilësohet fajtor pa vendim përfundimtar të gjykatës”, ka thënë Hoti, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

“Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët të tregojnë qetësi”, ka porositur shefi i ekzekutivit.

“Qeveria beson se lufta e popullit të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare dhe, si e tillë, do të mbetet si një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së vendit”, ka thënë Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.