Kosova

Qeveria në detyrë i ka të padefinuara kompetencat

Mungesa e Ligjit për Qeverinë, ka bërë që Qeveria në detyrë të mos i ketë të specifikuara detyrat dhe përgjegjësitë e saj. Me gjithë faktin se Qeveria është rrëzuar, ekzekutivi është duke vazhduar punën që ka.

Sipas njohësve, Qeveria në detyrë nuk mund të ndërmarrë vetëm nisma ligjore, për shkak të shkëputjes së komunikimit me legjislativin, që nga votimi i mocionit, raporton KTV.

Florent Spahija nga KDI-ja ka thënë se mungesa e kufizimeve është duke shkaktuar probleme në vazhdimësi.

Në anën tjetër, nga Qeveria e Kosovës thonë se janë duke kryer detyrat që kanë. Megjithëkëtë, zëdhënësi Përparim Kryeziu ka deklaruar se janë kufizuar në aspektin e procedimit me ligjet që ishin prioritet.

Kompetencat e Qeverisë në detyrë nuk janë të specifikuara as në Kushtetutën e Kosovës.

Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj kishte ndërmarrë iniciativën për hartimin e një ligji për qeverinë. Mirëpo, i njëjti ka mbetur vetëm në letër, pasi nuk është proceduar asnjëherë në Kuvend për miratim.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.