KULTURË

Qeveria miraton dokumentin për pavarësinë e teatrove

Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept dokumentin për Teatrot.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi  tha se miratimi i këtij dokumenti ndikon në funksionimin  më të mirë të teatrove, raporton eo

“Programi i Qeverisë së Kosovës 2017-2021 në funksion të përkrahjes dhe avancimit të sektorit  kulturorë ka paraparë një  mori masash dhe objektivash, sikurse avancimi i kornizës ligjore dhe hartimi i politikave publike që garantojnë pavarësi financiare për institucionet e kulturës dhe menaxhim efikas të përgjegjësive, përkrahjen e artistëve, promovim të kulturës, dhe me miratimin e këtij dokumenti i hapet rrugë funksionimit normal të teatrove të komunave që aktualisht nuk janë në gjendje të mirë,” është shprehur Gashi.