Kombëtare

Qeveria: Mbeturinat e Durrësit – në Tiranë, Porto Romano të kthehet në park

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për herë të nëntë në mbledhjen e jashtëzakonshme për pasojat e tërmetit.

Kryeministri Edi Rama kërkoi që mbeturinat e Durrësit të mos hidhen më në Porto Romano, por në landfillin e Tiranës. “Porto Romano të mbyllet dhe të pastrohet,do të kthehet në park”, tha Rama.

Po ashtu, Rama kërkoi që dosjet e pallateve që shemben të jenë gati të hënën.

Lidhur me pallatet e reja që do të ndërtohen në Tiranë, qoftë në Kombinat, qoftë tek 5 Maji, qoftë tek ish-uzina e Autotraktorëve të inspektohet zona dhe të verifikohen edhe pallatet e tjera rrotull.