SPORT

Qeveria italiane merr këtë vendim për futbollin

Qeveria italiane ka vendosur të lërë në fuqi vazhdimin e stërvitjeve individuale.

Kryeministri i vendit, Giuseppe Conte, firmosi dekretin e fundit përsa i përket aktiviteteve sportive, por sipas ministrit të Sporteve, Vincenzo Spadafora, udhëzimet e ruajtjes së shëndetit (protokolli mjekësor) ende nuk është miratuar nga Komiteti Shkencor.

Megjithëse qeveria lejoi nisjen e stërvitjeve në grup që prej ditës së nesërme, duket se ekipet dhe lojtarët do të jenë të detyruar të vazhdojnë me stërvitjet individuale, duke shmangur në mënyrë të rreptë kontaktet.

Shfaq më shumë
//dopansearor.com/4/3473483