Kosova

Qeveria i dërgon Kuvendit për votim emrat e anëtareve të rinj të Këshillit Kombëtar të Shkencës

Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria e Kosovës miratoi përbërjen e re të Këshillit Kombëtar të Shkencës.

Mandati i përbërjes së fundit ka skaduar para 10 vitesh, në qershorin e vitit 2011 dhe prej atëherë ky organ nuk ka qenë funksional.

Këshilli Kombëtar i Shkencës përbëhet prej 15 anëtarëve, me mandat 4-vjeçar dhe anëtarët e propozuar janë: Fetah Podvorica, Mihone Kerolli – Mustafa, Ardian Gojani, Myzafere Krasniqi-Limani, Ardian Morina, Zanfina Ademi, Fisnik Kurshumliu, Bajram Berisha, Hysen Bytyqi, Aliriza Arenliu, Gazmend Qorraj, Armend Tahirsylaj, Sevran Kervan, Majlinda Bregasi, Arbnora Dushi.

Këshilli Kombëtar i Shkencës është trup qendror politikëbërës për veprimtarinë kërkimore-shkencore në Kosovë.