Kosova

Qeveria e deputetët kundër nismës së Haxhiut që të plagosurit e demonstratave të përfshihen në ligj

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale ka diskutuar edhe një herë nismën e deputetes Teuta Haxhiu për Ligjin për statusin e të drejtave e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së.

Ajo ka kërkuar që në këtë Ligj të futen edhe të plagosurit e demonstratave.Kryesuesja e komisionit Albena Reshitaj ka treguar se opinioni i Qeverisë lidhur për ndryshimin e këtij projektligji është negativ. “Projektligji për statusin e të drejtave të dëshmorëve, është i propozuar nga deputetja Teuta Haxhiu.

Projektligji plotëson kushtet qe parashihen me rregulloren e Kuvendit. Opinioni i Qeverisë është negativ, dhe sipas tyre kjo është e pa përballueshme financiarisht”.Ndërsa nismëtarja e kësaj iniciative Teuta Haxhiu ka ripërsëritur edhe një herë kërkesën e saj në lidhje me këtë çështje.

“Kjo nismë ka ardhur si kërkesë e imja por e mbështetur nga anëtarët e tjerë të komisionit për të drejtat e njeriut, shoqata e të ish-plagosurve që kanë ardhur te ne në demonstrata dhe shumica që kanë qenë prezent, dhe kjo kërkesë ka më sukë se pesë vite”.

“Ne po propozojmë që të shtohet dhe të plagosurit invalid dhe jam e pajtimit për të bërë zgjidhje, dhe jam e hapur dhe qëllimi im që të bëjmë zgjidhje për statusin e këtyre të plagosurve që nuk janë të përfshirë në asnjë vend dhe mendoj që një nuk i madh i ministrave nuk e kanë lexuar dhe nuk e dinë për çka bëhet fjalë”.

Nënkryetar i komisionit Haxhi Avdyli, e ka kundërshtuar këtë nismë sepse sipas tij ky ligj nuk e ka të përcaktuar kohën e saktë.“Mendoj që qëllimi i rekomandimit për këtë ligj është i drejtë dhe e ka arsyeshmërinë e vetë, si parim është i mirë por kam vërejtje sepse nuk është e përcaktuar siç duhet koha e saktë”.Ai ka thënë se mos po bëhet ndonjë fyerjen e listave, pasi që thotë se asnjë i Prizrenit nuk është në listë, raporton EO.

Ndërsa edhe deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka thënë nëse nuk mund të aprovohet ky ligj kur nuk do të kostoja e tij.Tutje Haxhiu ka thënë se nuk mund të bëhet politik me këtë kategori njerëzish.

“Kjo nismë ligjore do të duhej të ishte krejt ndryshe, ku me fut një kategori 20/40 vjeçare, ky plotësim ndryshimi është në kundërshtim të plotë me ligjin”.“Nuk mundesh me aprovuar ligj nuk ja din koston, dhe duhet të bëhet ligj i veçantë për atë kategori dhe jo të bëhet politik me ata”.Deputeti i VV-së, Fitim Uka ka kërkuar që mos të ndodhin gabimet që kanë ndodhur me ligjin për veteranët.

“Ne si VV jemi parim për të ofruar mbështetje për këtë kategori dhe njëra prej tyre dhe vetëm kur plotësohen kushtet duhet të bëjmë një zgjidhje. Shpresoj që mos të ndodhin gabimet e njëjta që kanë ndodhur me ligjin për veteranët”.