Kosova

Qeveria e ardhshme mund ta përjashtojë idenë e ndryshimit të kufijve

Pavarësisht përpjekjeve të Serbisë, diskutimi për territorin e Kosovës mund të shmanget nga qeveria e ardhshme.

Njohësit e rrethanave politike në vend theksojnë se Kosova duhet ta shfrytëzojë momentin që të kundërshtojë një dialog me Serbinë, i cili do të mundë të përfshinte negociata për vijat kufitare.

Duke qenë se për arritjen e një marrëveshjeje në dialogun me Serbinë po përmendet si kusht njohja reciproke, ditë më parë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u shpreh se nuk do ta njohë shtetin e Kosovës në kufijtë aktualë, duke aluduar kështu në idenë e ndryshimit të vijave kufitare.

Pro idesë së korrigjimit të kufijve ka qenë edhe vetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Një gjë të tillë gjithashtu nuk po e kundërshtojnë as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat theksojnë se do t’ia japin dritën e gjelbër këtij diskutimi nëse ka pajtueshmëri mes palëve, shkruan Gazeta “Zëri”.

Madje, sipas medieve serbe, një ideje të tillë i ka kontribuar edhe emërimi i ambasadorit të Amerikës në Gjermani Richard Grenëll si emisar i posaçëm për dialogun, i cili sipas tyre do të mundë ta bindë Gjermaninë të mos e kundërshtojë idenë korrigjimit të kufijve.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483