Kosova

Qeveria dërgon në Kuvend raport për zbatimin e marrëveshjeve me Serbisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar Raportin mbi Arritjet dhe Sfidat në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, ku kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj deklaroi se raporti në fjalë paraqet të arriturat për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qeveria i ka dorëzuar raportin edhe BE-së në takimin e dytë për zbatimin e MSA-së. Shpreh gjendjen aktuale, është struktura në mënyrë që të reflektojë në progresin dhe sfidat. Paraqet të arriturat për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se këtë dokument do t’ia paraqesë edhe Kuvendit, deputetëve të cilën do të kenë mundësi të dinë në detaje, rrjedhën sfidat.

“Është një e arritur e mirë, vjen edhe pas raportimit të presidentit për dialogun politik, Qeveria e respekton transparencën dhe parlamentin e vendit”, ka shtuar ai. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.