Bota

Qentë endacakë mund të jenë ata që kanë përhapur koronavirusin nga lakuriqët tek njerëzit

Qentë endacakë mund të kenë qenë kafshët ndërmjetëse që kanë përhapur koronavirusin nga lakuriqët tek njerëzit thotë një studim.

Të kuptuarit se si koronavirusi erdhi tek njerëzit është thelbësore për të mësuar se si funksionon, për të gjetur një vaksinë dhe trajtime për të parandaluar përhapjen e tij.

Studiuesit kanadezë që kanë analizuar gjenominë e koronavirusit argumentojnë se të gjitha gjetjet e tyre lidhen me transmetimin e koronavirusit përmes qenve.

Sidoqoftë, studimi është përballur me shumë kritika.

“Është vërtet e rëndësishme të theksohet se kjo është vetëm një teori,” thotë shefi i veterinarisë të RSPCA, Caroline Allen.

“Aktualisht nuk ka prova që qentë janë origjina e këtij virusi dhe nuk ka prova që ata po luajnë një rol në përhapjen e COVID-19, e cila është një sëmundje e transmetuar midis njerëzve.”

“Është me rëndësi jetike që njerëzit të mos braktisin kafshët shtëpiake ose të dëmtojnë qentë endacakë në bazë të këtij studimi teorik ose raporteve mashtruese, pasi kjo mund të ketë një ndikim të madh në mirëqenien e kafshëve.”

“Ne do t’i inkurajonim njerëzit që t’i përmbahen këshillave të fundit qeveritare dhe mjekësore dhe të vizitojnë faqen tonë të internetit për më shumë këshilla rreth kujdesit për kafshët shtëpiake gjatë krizës.”

Autori i studimit dhe biologu Xuhua Xia i Universitetit të Otavës, transmeton oranews studimin, propozoi një skenar në të cilin koronavirusi përhapet për herë të parë nga lakuriqët tek qenët endacakë që hanin mishin e tyre.

“Origjina specifike e SARS-CoV-2 kanë interes jetësor në krizën aktuale shëndetësore botërore. Vëzhgimet tona kanë lejuar formimin e një hipoteze të re për origjinën dhe transmetimin fillestar.

I përhapur nga lakuriqët e natës, koronavirusi infektoi zorrët e qenve, ku u shoqërua me një evolucion shumë të shpejtë duke kërcënuar dhe njerëzit.

Kjo sugjeron rëndësinë e monitorimit të koronavirusëve të ngjashëm me SARS në qentë e egër në luftën kundër COVID-19″, shprehet biologu Xuhua Xia.

Ekspertët besojnë se COVID-19 pothuajse me siguri filloi në lakuriqët. Këta gjitarë fluturues kanë qenë rreth miliona vjet dhe kanë përhapur shumë viruse që vrasin njerëz – përfshirë Ebola, tërbimi dhe sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes, ose SARS.

Sidoqoftë, njerëzit dhe lakuriqët nuk ndërveprojnë, kështu që zakonisht përfshihet një kafshë tjetër – dhe të zbulosh se cili ka luajtur këtë rol ndërmjetës do të jetë thelbësor për zhdukjen e COVID-19.

Për shembull, shpërthimi SARS i vitit 2002 u zhvendos nga lakuriqët tek macet, para se të infektonte përfundimisht njerëzit.

Shfaq më shumë
Back to top button