SPORT

Qëndresa Krelani, dorëhiqet nga bordi i ShGSK-së

Me këtë letër paraqes dorëheqjen time nga Bordi i Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Kosovës për shkak të jo transparencës, komunikimit të dobët dhe trajtimit jo të barabartë nga Sekretari, Artan Muhagjiri dhe Kryetari, Edmond Thaqi.

Kështu ka shkruar ndër të tjera në letrën dërguar mediave, gazetarja sportive Qëndresa Krelani.

Letra e plotë:

Me këtë letër paraqes dorëheqjen time nga Bordi i Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Kosovës për shkak të jo transparencës, komunikimit të dobët dhe trajtimit jo të barabartë nga Sekretari, Artan Muhagjiri dhe Kryetari, Edmond Thaqi.

Si një prej gazetareve të para të mbas luftës në RTK, me 19 vite përvojë pune dhe 4 vite antare e bordit, misioni im në jetë ka qenë dhe është faktorizimi i femrës nëpër panele sportive, në një industri ku 90% dominohet nga gazetarët meshkuj. Përderisa Irani që si shtet konsiderohet konzervativ, ka numrin më të madhë në botë të gazetareve femra të sportit, tek ne pavarëisisht që konsiderohemi vend demokratik ndodhë e kundërta. E njëjta gjë po ndodhë edhe në bord. Përpos sekretarit dhe kryetarit, prezenca e  femrave të bordit nëpër takime, simpoziume, aktivitete etj është gati jo ekzistues. Edhe nëse jemi prezente, nuk kemi asnjë ulëse ne panel ashtu siq ndodhi në Seminarin me të ftuarin e mirënjohur, komentatorin John Murray ku të gjithë në panel ishin meshkuj. Ky nuk është shembull i duhur dhe aspak nuk përputhet me misionin që ka Shoqata.

Prezenca e cdo femre në bord nuk duhet të mjaftojë me sigurimin e një ulëse që ndryshe quhet ”Zona e Rehatisë”.

Ajo që më shqetëson shumë  është eskalimi i bisedave dhe kur dhënja e një sugjerimi merr si përgjigjjje stilin ironik apo injorim total. Është bërë i pa mundur komunikimi pa përgjigjje thumbuese apo përqeshje vetëm pse dikush ka mendime ndryshe. 

Dihen kontributet e mija ndaj Shoqatës. Vitin e kaluar ceremonia “Ali Shala” ka qen në rrezik të anulimit për shkak të mungesës së sponsorëve. Për të shpëtu nga një dështim i tillë, sponsor i ceremonisë jam bërë unë me paratë e mia personale në baza vullnetare. Pra ky veprim i imi tregon mjaftueshëm besnikërinë time si anëtare e bordit dhe se nuk më intereson aspak pozita apo arritja individuale në krah të Shoqatës.

Përgatitjet e mia profesionale për të cilat jam votuar, nuk përputhen me metodat, stilin dhe komunikimin patriarkal të këtij bordi. Prandaj me shumë kënaqësi ia lë vendin një tjetër femrës gazetare, e cila shpresoj do të ndikojë në vetëdijesimin e misionit që ka Shoqata, duke mos lejuar të ngatërrohen orekset individuale me ato profesionale. /Kosova.info/