SHËNDETËSIA

UNICEF-i ndan 40 Koncentrues të Oksigjenit për shëndetin primar

Zyra e UNICEF-it në Kosovë po vazhdon së përkrahuri institucionet publike në reagimin ndaj nevojave të fëmijëve dhe komunitetit gjatë pandemisë COVID-19.

Sot, me përkrahjen e Qeverisë së Luksemburgut, ia kemi dorëzuar edhe një donacion Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës. Këtë herë me 40 koncentrues të oksigjenit të dedikuar për Qendrat e Kujdesit Primar Shëndetësor në Kosovë.  

Me qëllim që të rritet qasja në produkte cilësore dhe të sigurohet furnizim me terapi të oksigjenit për fëmijët dhe të rriturit në gjendje të vështira shëndetësore në kontekstin e COVID-19, Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe Qeveria e Luksemburgut po i përkrahin qendrat e Kujdesit Primar Shëndetësor në mbarë Kosovën duke iu ofruar 40 Koncentrues të Oksigjenit.  

Murat Sahin, Shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë tha: “Nga një koncentrues i oksigjenit për çdo komunë në tërë Kosovën. E dimë se nevoja është shumë më e madhe, të gjithë po e bëjmë të pamundurën për t’i përforcuar kapacitetet e sistemit shëndetësor. Ekipi ynë i udhëhequr nga Dafina Mucai dhe partnerët do të ofrojnë trajnim të drejtpërdrejtë për përdorimin e këtyre pajisjeve. Megjithatë, aktualisht i bëjmë thirrje çdo personi individualisht t’i praktikojë tri veprime të thjeshta: përdore maskën, mbaje distancën prej 1.5 m dhe praktiko higjienë të mirë të duarve.

Ndërsa, znj. Natacha Gomes, Shefe e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut tha se: “Është inkurajuese të shihet se si kjo mbështetje shkon në Qendrat e Kujdesit Parësor në nivelin Komunal, e të cilët ndryshe mund edhe të mos marrin ndonjë mbështetje direkte të ndërlidhur me COVID -1 9, por në anën tjetër janë në nevojë sepse janë të parët që ballafaqohen me njerëzit të cilët janë të sëmurë.”

Që nga fillimi i pandemisë, UNICEF-i në Kosovë në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Luksemburgut dhe me përkrahjen e tyre ka ofruar mbështetje të rëndësishme dhe të konsiderueshme për Ministrinë e Shëndetësisë, duke ofruar Pajisje të Mbrojtjes Personale për punëtorët shëndetësorë dhe duke e përkrahur programin e imunizimit.  

UNICEF-i do të vazhdojë të sigurojë që të gjithë fëmijëve dhe familjeve e tyre, sidomos atyre në nevojë, do t’iu ofrohet qasje në shërbime cilësore të kujdesit shëndetësor gjatë pandemisë. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483