Kombëtare

Qendra Rinore në Malishevë bëhet me kompjuterë

Qendra Rinore e Malishevës është pajisur me kompjuterë për kabinetet e IT-së, përmes një donacioni nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministri në dorëheqje i Kulturës, Kujtim Gashi, ka thënë se investimet në fushën e rinisë janë investime për të tashmen dhe të ardhmen e vendit.

“Me të rinjtë dhe vullnetarët e kësaj shtëpie rinore përuruam kabinetin e IT-së me pajisjet e reja, të cilat janë donacion i Ministrisë së Rinisë për të rinjtë e Malishevës. Ky nuk do të jetë donacioni i fundit, pasi që në vazhdimësi do të ketë përkrahje për qendrat rinore, përmes aktiviteteve të ndryshme”, ka thënë ai.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili e ka mirëpritur donacionin.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.