Bota

Qëllon për vdekje bashkëshorten, tre fëmijët, qenin dhe në fund nuk e harron as veten

39 vjeçari Michael Ireland nga Karolina e Veriut, ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, tre fëmijët e tyre, qenin dhe në fund edhe veten e tij shkruan Daily Mail.

Vrasja e katërfishtë kishte ndodhur të premten dhe ishte raportuar nga një i afërm i familjes i cili nuk kishte arritur të kontaktojë me familjen Ireland.

Bashkëshortja April Ireland ishte 26 vjeçare, një foshnje tetë muajshe, ndërsa fëmijët tjerë tre dhe katër vjeç.

Policia në të gjithë trupat e viktimave kishte zbuluar nga një të shtënë dhe se nuk kishte patur shenja dhune brenda shtëpisë.

Megjithatë, Michael Ireland kishte pasur probleme pasi që kishte shkaktuar dhunë në familje, komunikim të ashpër dhe kërcënime.

Po ashtu, familja kishte probleme financiare dhe Michael ndodhej në depresion.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.