Kombëtare

Qëlloi për vdekje gruan me armën e shërbimit, mbyllen hetimet për efektivin e Gardës, rrezikon burg përjetë

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për efektivin e Gardës së Republikës Alket Arapaj, i cili dy vite më parë qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij Ervilma Seferaj, me armën e shërbimit.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit së 12 shkurtit 2019, teksa Alket Arapaj po dilte nga shtëpia në zonën e Alliasit, për në punë. Ai është konfliktuar me gruan e tij dhe në gjaknxehtësi e sipër e qëlloi për vdekje me dy plumba.

“Gruaja më tradhtonte prandaj e vrava. Kohët e fundit ishin shtuar dyshimet për tradhëti. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt”, tha pas vrasjes Arapaj. Të dy bashkëshortët ishin besimtarë dhe frekuentonin rregullisht xhaminë e Tiranës.

Prokuroria e Tiranës ka ngritur ndaj efektivit të Gardës Alket Arapaj akuzën e “Vrasjes për shkak të marrëdhënies familjare”. Nëse Gjykata e shpall fajtor, 46 vjeçari mund të dënohet me burgim të përjetshëm.