Show Biz

Qëllohet Baby Blue, shëndeti i tij në gjendje kritike

Baby Blue Pretty Ricky thuhet se është në gjendje kritike pas një të shtëne me armë.

Sipas një deklarate të lëshuar nga ekipi i tij, artisti 36 vjeçar i “Grind With Me” u qëllua në Miami.

Sipas kësaj deklarate, Baby Blue u sulmua sot në mëngjes nga dy grabitës të armatosur në sallat e lojërave të SpareZ, ku po merrte pjesë në një aheng për publikimin e këngës së tij të re “Jerry Rice”.