SHËNDETËSIA

Që tre muaj pa paga, MSH ende “në konsultime” për gjetjen e zgjidhjes për profesionistët shëndetësorë

Prej tre muajsh, stafi mbështetës shëndetësorë në Kosovë janë pa paga.

Të njëjtët nuk kanë marrur as edhe një cent nga shteti, pavarësisht se vazhdojnë të kryejnë punën e tyre.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, të njëjtëve nuk i janë plotësuar kushtet bazë, ato të pagës. Edhe pse iu ishte thënë se këtë muaj do të marrin pagat, një gjë e tillë nuk ndodhi.

E lidhur me këtë situatë të krijuar ndërmjet stafit mbështetës shëndetësorë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Financave, nga MSH kanë deklaruar se janë në konsultime të vazhdueshme për këtë çështje.

Duke mos dhënë përgjigje konkrete se kur mund të marrin pagat mbi 1 mijë punëtorë të stafit mbështetës shëndetësorë, nga Ministria e Shëndetësisë u theksua se po mundohen të gjejnë modalitetin për kryerjen e pagesave.

“Sikur ju kemi njoftuar edhe më parë, MSh dhe MF janë në konsultime të vazhduara rreth gjetjes së një modaliteti për kryerjen e pagesave për stafin e angazhuar për ballafaqim me COVID-19.”

Madje sipas MSH-së lidhur me këtë janë njoftuar edhe përfaqësuesit e stafit, në takimin e fundit që kanë pasur.

“Përfaqësuesit e këtij stafi janë njoftuar në takim me MSh për këtë çështje”.

E pikërisht sot stafi mbështetës shëndetësorë të cilët ishin angazhuar në luftën kundër COVID-19 kanë paralajmëruar se do të protestojnë nesër para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në mbështetje të kësaj iniciative doli edhe Sindikata e Infermierëve të Kosovës.

Kjo sindikatë përmes një njoftimi për media ka thënë se, siç e quajnë ata, dështimin në ekzekutim të pagave tash e pothuajse 3 muaj për stafin mbështetës pranuar nga MSH si mbështetje në luftimin e pandemisë COVID-19 e konsideron të paarsyeshme dhe neglizhuese.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës e mbështetë plotësisht protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme nga kolegët tanë dhe e konsideron të arsyeshme dhe legjitime”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sindikata potencon se me kohë ka kërkuar nga institucionet qoftë përmes reagimeve apo edhe deklarimeve publike që ekzekutimi i pagave të bëhet urgjentisht duke pasë parasysh faktin që ndonjë ka mundësi që të varet vetëm nga kjo pagë.

Po ashtu Sindikata e Infermierëve të Kosovë thotë se ka kërkuar dhe kërkon që kontratat e këtyre profesionistëve të vazhdohen, ndërsa të gjinden modalitet që të kthehen në kontrata të rregullta, marrë parasysh mungesën e madhe dhe mbingarkesën e skajshme të stafit të infermierëve.

E kjo çështje është ngritur si shqetësim edhe gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës.

Mospagesa e 1 mijë e 200 profesionistëve shëndetësorë të angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë për menaxhimin e pandemisë COVID-19 është çështja për të cilën për raportim janë ftuar ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi si dhe si i Financave, Hekuran Murati.

E pavarësisht se profesionistët shëndetësorë ishin ftuar për të qenë pjesë e stafit shëndetësorë të Kosovës gjatë përballjes me pandeminë vazhdimisht është kërkuar që ata të vazhdojnë të qëndrojnë në punë për shkak të fluksi të madh të shërbimeve që duhen ofruar, sidomos në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Kësisoj deri në gjetjen e zgjidhjes nga MSH dhe Ministria e Financave, këta të fundit kanë paralajmëruar protesta, në mënyrë që të arrihet plotësimi i kërkesës së tyre marrja e tri pagave të cilat nuk iu janë dhënë.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort