Kosova

Zëvendësimi, praktikë e re në listat zgjedhore

Abdyl Krasniqi, Shqipe Mehmeti-Selimi, e Lumnije Mikullovci, janë tre pretendentët për deputetë që mbase mund t’i zënë vendin familjarëve të tyre që dikur mbanin këtë pozitë.

Abdyli, vëllai i Jakup Krasniqit, ka hyrë në garë nga radhët e Nismës. Krasniqi thotë se do t’i përfundojë punët që mbetën në gjysmë nga vëllai i tij, si shkak i arrestimit nga Gjykata Speciale, njofton Klan Kosova.

Për të njëjtën arsye në skenën politike mungon edhe Rexhep Selimi. Vendin e tij në kuvend synon ta mbushë bashkëshortja e tij, Shqipja.

Ndërkaq nga familja e ish deputetit, Adem Mikullovci, ka hyrë në garë e veja e tij, Lumnija.