Bota

Putin zbret buxhetin ushtarak

Rusia planifikon të zvogëlojë buxhetin ushtarak dhe investimet prej 162 miliardë dollarë në shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë, shkruan Blumberg, transmeton Kosova.info.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe Kremlini, i cili ka demantuar shumën për të cilën bëhet fjalë por pohoi se një plan i tillë ekziston.

Vendimi i parë i Putinit së shpejti pritet të shndërrohet në dekret menjëherë pas inaugurimit të tij më 7 maj. Këto masa janë ndërrmarë për të ngritur standardin e jetës së qytetarëve rus të cilat i premtoi Putin në fjalimin e tij vjetor muajin e kaluar.

Një nga qëllimet është stimulimi i rritjes së ekonomisë ruse për shkak të sanksioneve perëndimore./Kosova.info/