Kombëtare

Pushuesit nga Kosova e presin Kurban Bajramin në bregdetin shqiptar

Fundjava ka ardhur sërish dhe si ndodh gjatë verës njerëzit dynden drejt plazhit për të kaluar disa momente nën rrezet e diellit.

Edhe këtë fundjavë një numër i madh qytetarësh nga Kosova janë nisur drejt bregdetit shqiptar për të kaluar disa ditë në plazh.

Edhe pse sot është festa e Kurban Bajramit këta shtetas kanë menduar të festojnë buzë detit në Shqipëri.

Ardhja e tyre ka shkaktuar sërish fluks dhe radhë të gjata të automjeteve në doganën e Morinës, ndërsa deri më tani sipas statistikave, pushuesit nga Kosova mbajnë vendin e parë për turizimin këtë vit në vendin tonë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.