Bota

Pushuesi filmon skenën misterioze në qiell: Është një UFO gjigant(Video/Foto)

Një pushues në Tajlandë pretendon se ka kapur momentin kur një “UFO” gjigant fluturues u shfaq në një re të kuqe në qiell.

Skena e rrallë i la pa fjalë të gjithë të pranishmit që patën mundësi të dëshmonin fenomenin e rrallë të qiellit.

Videoja dhe fotot u kapën nga 53-vjeçari Darren Blakeley i cili mundi të regjistronte formimin e çuditshëm të reve ndërkohë që ndodhej me pushime në lagunën, Phuket, Tajlandë më 22 prill.

Pamjet e frikshme tregojnë masën e reve në mes të së cilave mund të shihje vetëtima ndërkohë që pjesa tjetër e qiellit ishte e kthjellët.

Pas resë duket gjithashtu edhe një dritë e çuditshme që lëviz dhe zhduket.

Videoja, që zgjat vetëm 54 sekonda ka marrë më shumë se 1.7 milion shikime në mediat sociale dhe 37,000 shpërndarje.

Burimi:Mirror|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published.