OPINION

Pushteti i kalbur dhe era e demokracisë

Shkruan: Blerim BURJANI
Kosova është shtet që ka nevojë për tu reformuar në mënyrë institucionale dhe thelbësore. Ngecjet e mëdha me vite kanë bërë që Kosova të mbetet me larg zhvillimeve te rajonit si rezultat i nepotizmit, korrupsionit dhe shtet i miqve dhe “jaraneve”.

Kjo ka bërë që shteti te kuptohet si lodër e fëmijëve dhe si mekanizëm përfitues, mund të bësh çfarë të duash dhe mund ta sjellësh vërdallë atë kah te duash, sepse shteti është vetëm nocion e privilegjet dhe pasurimi janë bazë.

Mos kuptimi i shtetit, qeverisjes demokratike, mos funksionimi i rendit dhe ligjit dhe institucioneve te saj, ka bërë që shteti te jete në shërbim të atyre qe luftojnë për privilegje e jo që angazhohen për qytetarët.

Qytetaret nuk e kanë merituar ketë duke pas parasysh vuajtjet shekullore te shqiptarëve për pavarësi, të gjithë e priten hasret shtetin por nuk e priten korrupsionin, vullnetin për të luajt me shtetin, për të fal poste publike të llojllojshme prej profesorë e deri te ministrat e ambasadorët.

Të gjithë institucionet e shtetit u ndërtuan me ndihmën e miqve tanë, SHBA janë donator me i madh i shtetit tonë dhe miqtë tanë britanik dhe BE.

Kosova nuk ka rrugë tjetër përveç për të ndjek rrugën e bërjes së shtetit ligjor, pra të bëhet shtet i konsoliduar, kjo gjeneratë mban përgjegjësi për këto ndodhi të deformimit të shtetit demokratik, deformimit të meritokracisë, të drejtave sociale dhe ekonomike.

A mbet qytetari jetim nga analfabetët politik joprofesionl

Duke pas parasysh lojën me shtetin si lodër ka bërë që të deformohet arsimi dhe çdo pore e institucioneve të shtetit, thjesht para luftës të kishte thënë së kjo do ti ndodhë shtetit të Kosovës pas pavarësisë, askush nuk do të besonte, deformimi kaq substancial gati është i pabesueshëm, askush nuk mund të besoj se këta njerëz e sollën qytetarin dhe një shtet në mekanizëm hajgare dhe lodre për tu sorollat poshtë e përpjetë dhe se shteti qenka mekanizëm për plotësimin e dëshirave të njerëzve të pa dijshëm dhe të padobishëm. Kush se ka besuar se me shtet do te qeverisin të padijshmit dhe analfabetët që kane kryer shkollë pas moshës 40 vjeçare, askush nuk ka besuar se kjo do ti ndodhë shtetit.

Loja me shtetin dhe me fatin e dy milionë njerëzve vetvetiu veç me të shkua mendja do të ishte një çmenduri e lëre të i ndodhë një populli aq të vuajtur me shekuj për liri dhe pavarësi dhe për demokraci e që këto fjalë të fundit tingëllojnë kot dhe hajgare për zhvillimet e deritashme.

Rrëmuja e tmerrshme që e ka kapluar shtetin të bën jo rrallë mund të shkojnë rrëqethje e “flokëve në kokë”, të djersitësh të nervozohesh dhe të bën aq të papajtueshëm për realitetin e tmerrshëm tragjike komik që e ka kapluar shtetin, kjo thjesht duket e pamundshme dhe të duket absurd.

A jemi ëndërr a zhgandërr ?

Nuk po e dimë më a jemi në një gjumë të thellë apo në një ëndërr tmerri të kapluar pa ekonomi efektive të tregut, pa sigurim shëndetësor, pa mbrojtje efektive sociale, me ambasador e ministra e kryeministra të pa aftë, ajo që duket tmerri më i madh është kur njerëz analfabet shtyhen për poste se kush duhet me udhëheq me shtetin dhe qytetarët që i trajtojnë si skllavë bujkrobër.

 Njerëzit e mençur intelektualët, biznesmenët e mëdhenj trajtohen si jetim të pa strehë dhe të varur nga analfabetët që kanë marrë pushtetin 20 vjet pushtet për njerëz të pa aftë dhe të pa shkolluar me kohë. Të ua mbledhësh diplomat e doktoratave apo punimet e masterit dhe po tua kontrollosh në një softuer smart dalin të gjitha plagjiatura, por ka pas edhe më keq ka pas njerëz pa diploma në poste ministrash e zëvendësministrash, madje drejtorë të agjencioneve  e sekretare, ministra duke ushtruar pa diplomë profesione të larta në shtet, kjo defintivisht është tmerr, nuk dihet a je ëndërr a je zhgandërr?

A është e mundshme kjo?

“Të gjitha mbrapsht pa asgjë të mbarë”, përveç themelimit të shtetit me ndihmën e miqve tanë. Fatkeqësisht asgjë pahiri s’ka këtu fusnota, asociacioni, biseda e dialogje me Serbinë për territorin e brendshëm të shtetit të Kosovës, Gjykata Speciale.

Pse perëndimi u detyrua të mendojë ndryshe për Kosovën dhe kosovarët, prej njerëzve të përkëdhelur të perëndimit njerëz problematik për rendin dhe ligjin. Miliarda janë dhëne për Kosovën, për demokracinë dhe konsolidimin institucional.

Ku mbetën të gjitha këto para?

Paret shkuan e mëndët hupën! E shteti nuk ka krijuar as bazë elementare për një mirëqenie sociale.

Si u bë të luajnë lojëra kush po bëhet president e kush ministër e zëvendësministër qe njëzet vjet?

Zhargoni popullor thotë shkurt “rrush e kumbulla”, shteti mjaltë për të padijshmit, ajo që duket cirk e hajgare është se nuk më rëndësi kush je por kush të përkrahë në fjalët e popullit thuhet a e ke “shpinën e fort”.

Fjala popullore thotë pa u que pesh s’të gjen e keqja!

Është koha për këndellje demokratike për reformë shtetërore ti tregojmë botës se ne jemi popull i lasht dhe dimë të ndërtojmë shtet jo vetëm për vete por ne kemi krijuar edhe shtete tjera në historinë njerëzore, ti tregojmë të gjithëve që ne mundemi dhe Ia dalim kur duam të bëjmë shtetin për qytetaret tanë për popullin pa dallim që jeton në Kosovë, ne jemi shumica dhe në dimë të ndërtojmë shtet për të gjithë pa dallim etnik dhe pa asnjë dallim tjetër.

Në mundemi se kemi mundur kur jemi kanë edhe në kohëra edhe me të vështira, kur kemi menduar se jemi rrëzuar për toke dhe kemi ditë me u ngrit në këmbë me mbrojt interesat e të gjithëve që jetojnë në këtë shtet dhe se shumica e jonë e din çka do të thotë padrejtësia dhe e din edhe qysh duket drejtësia, rendi dhe ligji.

Pra ne dimë nëse duam dhe mundemi ti tregojmë botës se ne jemi pjesë e juaja demokratikë se jemi popull me vlera të larta shtet ndërtuese dhe të aftë për të ndihmuar demokracinë dhe drejtësinë ndërkombëtare për të ndihmuar të pafuqishmit për të i përkrahur njerëzit në nevojë e për ti respektuar të gjitha kategoritë e njerëzve sepse secili njëri ka frymë e dhe frymon njëjtë si të tjerët.

Pse ne jemi të jemi pengë të njerëzve të padijshëm dhe fjalamanë të padijshëm?

Kjo është çështje që duhet trajtohet në qarqet tona shoqërore dhe intelektuale. Duhet të pajtohemi së pari për të bërë ndryshimin demokratik ne shtet, ku të gjithë njerëzit janë të vlefshëm dhe jo të padijshmit, miqtë e tyre që shtetin e trajtojnë si  të donë ku asnjë post s’ka vlerë përveç liderit i cili po ashtu është i pa vlerë. Qysh me ndërtua shtet me njerëz të pavlerë dhe qysh me marr paranë publike dhe privilegjet si në” bahçe të babës”, shteti i Kosovës nuk është bahçe e askujt është shtet i qytetarëve dhe popullit liridashës.

Skena politike duhet te ketë parti të reja demokratike?

Skena jonë politike duhet të përbëhet nga intelektualët nga njerëzit që e donë demokracinë perëndimore, miqësinë dhe civilizimin perëndimor e shohin si një alternative të vetme të zhvillimit të shtetit tonë ku deri me tash 20 vite kishte fjalë por kjo klasë punonte për vetën e tyre jo për popullin e për askënd tjetër.

Ne kemi një popull krenar e që kjo politik e ka sjellë ne buzë gremine, e ka nënshtruar me padijen e tyre dhe ka e ka trajtuar si “hamall votash”, “merrja votat e ik e bon pare për vete”, kjo e ka dëshpërua popullin qysh me te besue kush?

Kur një i ri konkurron dhjet vjet për punë e nuk gjen punë kurrë se nuk është familjar e nuk është partiash i kësaj klase politike, si të qëndroj një i ri në Kosovë ku askush kurrgjë për të nuk bënë? Pse i sollën prindërit tanë deri te mendimi e tu thonë fëmijëve të tyre shko djali jem ka te mundesh jashtë se këtu s’ka perspektivë as për babën plakë e lere me për ty?

Inteligjenca duhet të bëhet bashkë të ofroj alternativë me votën e popullit të ndodh ndryshimi demokratik e njerëzor, klasë e re politike që e do shtetin dhe që e do vetën e popullin e vet e prindin e vet dhe familjen e vet, ku shteti nuk është mjalt që duhet me marr dhe me lanë thatë në fund.