EKONOMI

Pushteti beson se nuk do ta shkundë miratimi i Buxhetit për 2019, opozita s’e voton

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka miratuar buxhetin për vitin 2019, ndryshe nga viti i kaluar kur ekzekutivi e kishte votuar më 31 tetor.

Madje, këtë vit nuk bëri as rishikim buxhetor, me arsyetimin se buxheti ishte i planifikuar mirë, duke mos e pranuar asnjëherë se nuk i kanë të sigurta votat e deputetëve, raporton KTV.

Por, testi i radhës për stabilitetin e Qeverisë Haradinaj do të jetë kur buxheti i vitit të ardhëm të jetë në Kuvend.

Dy partitë më të mëdha opozitare kanë deklaruar se nuk do ta votojnë buxhetin e Qeverisë që ata e quajnë pa legjitimitet, por vetë partitë në pushtet janë të bindura se do t’ia dalin edhe pa ta.

Edhe Nisma për Kosovën është e bindur se buxheti do të kalojë njëjtë sikurse kishte ndodhur vitin e shkuar.

Sherifi i ka dërguar porosi edhe presidentit Hashim Thaçi, i cili kohë më parë kishte thënë se pushteti duhet ta deklarojë shumicën në Kuvend.

KTV-ja ka pyetur edhe Qeverinë se kur pritet të procedohet në Kuvend buxheti për vitin 2019, por nuk kanë kthyer përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.