KULTURË

Pusho i qetë, miku im

(Togerit, Istref Bytyqi)

Qielli gri zbarkojë në ëndërrat e mija
E në habi seç më mbështolli vetmia
Më thanë dhe u vërejtë gjithandej
Teksa një dritare po mbyllej përgjithmonë
Aty ku mëngjeset sillnin rrezet
Aty ku jeta merrte frymë paqeje
Aty ku shpirti derdhej pa u vërejtur…

Mikut nuk i ka hije të ikë pa marr izën
Por ty ta kam falur ikjen e papritur
E di që horrat ta shpejtuan rrugën e varrit
Ata që për lavde, bënin pakon e djallit
E ti me antiplumb, e me buzëqeshje
Ecje mbi kurthe dhe shkrije mëkate

E sot, u bënë kalorës të përbashkët
Ata që të donin dhe ata që kurrë nuk të deshtën
Me lotë dhimbje e me lotë pendese
Përshpërisnin tek të hedhnin dheun
Por ti trimi ynë pusho i qetë
Roje i ke vepratë dhe uratën e popullit tënd

Eh, unë?
Unë sikur ta dija që ai ishte i fundi takim
Do të premtoja:
“Armiqtë e tu, nuk do jenë kurrë miqtë e mijë”
Andaj, pusho i qetë miku im!

Mihane Hoxha,
Qershor, 2018

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483