SPORT

‘NIKE’ lë zbathur ekipin kombëtar, nuk i jep këpucë për në Botëror

Kompania që do të furnizojë me këpucë ekipet pjesëmarrëse në Botëror ka marrë një vendim të çuditshëm.

“NIKE” nuk do t’i japë këpucë Kombëtares së Iranit.

Shkaku për këtë është bërë vendimi i Qeverisë së Amerikës për të rivendosur sanksione politike dhe ekonomike ndaj Iranit pas riacarimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Image

Kompania në një deklaratë zyrtare ka deklaruar se si një korporatë amerikane duhet të ndjekë politikat e SHBA-së, dhe kjo nënkupton që nuk mund të pajisin me bazë materiale lojtarët e kombëtares së një shteti ndaj cilit qeveria ka vendosur sanksione.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483