Kombëtare

Punonte në ndërtim, shqiptari viktimë e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, gjendet i vdekur në shtëpi

Një 44-vjeçar shqiptar është një nga viktimat e shkaktuara nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Sipas mediave të huaja, shqiptari u gjet i vdekur në shtëpinë që kishte marrë me qira për të jetuar, ku jetonte vetëm, ndërsa testi për koronavirus iu bë pas vdekjes.

Ai jetonte në Kavadar, ku punonte në ndërtim, ndërsa kishte mbetur pa punë që prej 31 marsit. Ddyshohet se trupi i tij u gjet tre ditë pasi kishte ndërruar jetë.

44-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, as nuk ishte regjistruar si pacient dhe as nuk kishte kërkuar ndihmë mjekësore.

Shtatë oficerë policie, si dhe punonjës të Prokurorisë, të cilët hynë në banesën ku ishte trupi i viktimës, janë vendosur në izolim.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.