Kombëtare

Punimet jocilësore, dëmtohen varrezat në Meje

Disa varreza në kompleksin memorial në Mejë të Gjakovës, kanë filluar të dëmtohen ditëve të fundit.

Për këtë gjë, familjarët e 376 të vrarëve po i fajësojnë qeveritë e pasluftës.

Sipas tyre, të gjitha punët në kompleks u bënë shkel e shko dhe pa mbikëqyrje.

Nga Agjencioni i Memorialeve kanë thënë se varrezat do të rregullohen javën që vjen; ndërsa i tërë projekti pritet që të finalizohet në muajin qershor.