Kombëtare

Punëtori punon pa masa të sigurisë në Pejë

Një video e cila ka ardhur në adresë të KALLXO.com, shihet se si një punëtor po punon në një objekt pa pasur asnjë masë mbrojtëse për punë.

Në video mund të shihni se ai po punon në objektin e Fakultetit të Arteve në Pejë i cila po ndërtohet në Lagjen Dardania në Pejë.

Objekti përreth nuk ka asnjë masë mbrojtëse për të siguruar jetën e tij, ndërsa mund të shihni se ai nuk ndalon punën por punon pavarësisht mungesës së mjeteve të sigurisë.