Life Style

Publikon FOTO me bikini, Khloe Kardashian tërbon rrjetin

Muaj më parë ylli televiziv, Khloe Kardashian, i ka dhënë fund lidhjes me partnerin e saj, Tristan Thompson.

Kjo ngase ky i fundit e tradhtoi atë me miken e ngushtë të familjes Kardashian/Jenner, Joordyn Woods.

Krahas kësaj, biondja tashmë po vazhdon të shijojë jetën e vetme, duke u fokusuar më shumë në veten e saj.

Me anë të një fotografie të publikuar në Instagram, Khloe shfaq linjat dhe tregon se është fokusuar më shumë në ‘trup, mendje dhe shpirt’.

“Këtë verë jam fokusuar në veten time. Unë dhe vetëm unë. Mendja, trupi dhe shpirti”, ka shkruar mes të tjerash ajo.

E njëjta nga lidhja me Tristan ka një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin,True.

Leave a Reply

Your email address will not be published.