Kosova

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, 100 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 100 raste të reja të infektuara me këtë virus, nga testimi i 3 mijë e 788 mostrave.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

3 persona janë shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Kujtojmë që numri i të infektuarve me COVID-19 po shkon duke u rritur ditëve të fundit.