
Lajmi për një bashkëpunim ndërmjet liderit të BabaStars, Getoar Selimi dhe pjesëtarit tjetër, Onar, me Shaolin Gang të përbërë, nga DJ Blunt dhe Real 1, është mirëpritur nga fansat e tyre.
Lajmin për këtë bashkëpunim të yjeve të njohura të skenës së hip-hopit shqiptar, e konfirmoi ditë më parë për Telegrafin, menaxheri i BabaStars, Dekorim Sahiti.
Ndërsa tash në rrjetet sociale është publikuar një fragment i shkurtër nga videoja muzikore që pritet të vijë në ditët në vijim.
add a comment