Show Biz

Publikohet “Let’s Get Married”, bashkëpunimi i ri i Era Istrefit me Offset dhe Yellow Claw

Këngëtarja e famshme shqiptare, Era Istrefi, gjithnjë e më shumë po i afrohet rangut të yjeve ndërkombëtarë të tregut të huaj.

Kësaj here, ajo ka goditur përsëri duke sjellë një bashkëpunim me duon e famshme DJ, Yellow Claw, dhe reperin e famshëm amerikan, Offset.

“Let’s Get Married” titullohet kënga e tyre e re, e cila e përkthyer në shqip do të thotë “Le të martohemi”.

Yellow Claw (Jim Aasgier dhe Nizzle) janë dy DJ shumë të famshëm holandezë me prejardhje nga Amsterdami, të cilët kanë bashkëpunuar me emra shumë të suksesshëm ndërkombëtarisht.

Yellow Claw (Foto: Gustavo Caballero/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, Offset, është një reperi shumë i njohur amerikan, i cili njëherësh është edhe bashkëshorti i reperes me famë botërore, Cardi B, me të cilën së bashku ka një vajzë.

OSa i përket këngëtares shqiptare, ky projekt muzikor i pason bashkëpunimit shumë të suksesshëm që ajo solli muaj më parë me reperin e njohur rus, Saynara Boy.