Show Biz

Publikohet kënga “Më ke thënë dashuri” nga Diti dhe Elviri

Dy artistët e rinj të skenës, Diti dhe Elvir, kanë publikuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.

Fjala është për një ripërpunim të këngës së famshme “Më ke thëë dashuri”, të këngëtarit të njohur pejan, Ramadan Krasniqi – Danit.

Kënga vjen me një orkestrim të ri të realizuar nga Genc Hyseni, teksa i është shtuar edhe një pjesë repture e interpretuar nga një prej artistëve.

Foto: DitiOfficial/YouTube

Muzika dhe teksti nga kënga origjinale janë në pronësi të kompozitorit të njohur shqiptar, Ilir Berani.

Kënga vjen e finalizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Prizren, teksa regjisor i tij është Andi Dautaj.

Për veshjet në klip është kujdesur Fjolla Nila, teksa nga komentet e para duket se ripërpunimi në fjalë është pritur mirë nga publiku.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483