Kosova

Publikohet hulumtimi për komunitetin REA në Kosovë(VIDEO)

OJQ “Community Supporters”, sot në orën 13, vjen me konferencën për media, me raportin mbi gjendjen ekonomike dhe sociale të komunitetit romë, ashkali dhe egjiptian duke përfshirë rreth 600 shtëpi në Fushë Kosovë.

Arta Tërstena,  nga OJQ ” Community Supporters” dhe Burhan Gashi, OJQ ” Community Supporters”, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK1, na njoftojnë më hollësisht për publikimit e hulumtimit të komunitetit RAE.

Arta Tërstena fillimisht foli par gjendjen e vështirë ekonomike sociale të këtij komuniteti, në shumë fusha dhe kjo e ka nxitë që të bëjnë diçka në këtë drejtim. Qëllimi i këtij hulumtimi është sensibilizimi i opinionit, si të këtij komuniteti edhe të komuniteteve të tjera dhe institucionet në Kosovë.

Kurse Burhan Gashi sqaroi se hulumtimi është bërë kryesisht nga pjesëtarë të këtij komuniteti, ku janë hulumtua 597, par të dhëna nga shumë aspekte, probleme të këtij komuniteti si të gjendjes ekonomike edhe të asaj sociale.

Mbështetja financiare për konference është siguruar nga The Ideas Partnership UK.

Për më shume ndiqni videon në vazhdim: