Hi Tech

Publikohet gameplay i Dying Light 2 në 4K

Gameplay i Dying Light 2 E3 i Techlandit nuk ishte në dispozicion për publikun gjatë vetë ngjarjes , gjë që fansave ua la vetëm disa tekste/artikuj përmes të cilave kanë mundur të informohen për lojën, raporton Overclock3D.

Tani Techland e ka publikuar gameplayin e vet të lojës E3, duke ofruar pamje në gameplay 4K përmes një prej misioneve kryesore të lojës. Në gameplay shihen elementet që e përfshijnë modimin e armëve, luftimet brutale gjoks-më-gjoks, ndërsa sistemi parkour i lojës është më i shpejtë dhe më harmonik se kurrë më parë.

Dying Light 2 do të sjellë efekte të përmirësuara vizuale, një histori bindëse, një botë më të madhe në lojë dhe mbështetje co-op për dy deri në katër lojtarë, shkruan KOHA Ditore. Lojtarëve do t’u ofrohen detyra me më shumë opsione dhe vendime, duke mundësuar që bota në lojë të formësohet drejtpërdrejt.

Dying Light 2 është planifikuar të dalë në muajt e parë të vitit 2020, në platformat PlayStation 4, Xbox One dhe PC.