Show Biz

Publikohet fotografija, ja si dukej Nora Istrefi në mbrëmjen e maturës

Nora shumë më ndryshe se sot Mbrëmja e maturës është një përjetim i veçantë dhe një nga momentet më të bukura të jetës.

Përderisa disa nuk e kanë shijuar ende dhe e presin me shumë emocion, ka të tillë që e kujtojnë me nostalgji atë moment.

Këtë ndjenjë e ka provuar para shumë vitesh këngëtarja më tërheqëse e estradës, Nora Istrefi.

Edhe pse kanë kaluar vite, spikat stili i këngëtares. Por, vlen të përmendet se ajo duket shumë më ndryshe nga sot.

Artistja e mirënjohur shqiptare ka përfunduar shkollimin e mesëm në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, gjersa më pas përfundoi studimet për dizajn në Universitetin e Prishtinës.

Kjo fotografi që qarkullon në rrjete sociale rrëmbeu vëmendjen e mediave rozë. 33-vjeçarja gëzon një karrierë të suksesshme. Vlen të përmendet se projekti i fundit i saj është “Jena nda” në bashkëpunim me Irkenc Hykën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.