KULTURË

“Psycho” edhe për përfituesit e pasluftës

Romani problematik “Psycho” i Ilir Muharremit  godet edhe përfituesit e pasluftës, njerëzit të cilët e përdorën UCK-në për përfitime financiare.  Aty bëhet fjalë për peshqit e mëdhenj si dhe ata të vegjël, vetëm se ka notar të dobët të cilët përplasen në ta dhe kjo mund të ju kushtoj shtrenjtë. Njeriun e ndershëm e paraqet vetëm skelet, mishin e të cilët ja kanë ngrënë peshqit e mëdhenj dhe ata të vegjël. Romani sa intrigon aq edhe bëhet i dhimbshëm me fragmente në vijim:

“Keni dëgjuar të flitet tek ne për peshqit e mëdhenj dhe të vegjël. Shpesh ndodh që notari i pakujdesshëm të has në ta, ata e kafshojnë me kafshata tejet të vogla, duke e lënë vetëm skelet. Ky është organizmi dhe historia jonë e re e një sistemi të poshtër. A e pëlqeni një jetë të tillë e dashura zonjë? Po si mund të thuash jo, kur e vërteta qe kështu. Më mirë të kesh një shkollë, ose zanat të kryer, familje… Dhëmbët kafshojnë aq mish sa është i servuar, pak po tregohem i drejtë këtu. Në fakt as ata s’janë të padrejtë, ne jemi, sepse ne i kemi sjellë aty ku janë…

Janë tradhtarë, armiqësohen, për poste miqësohen, brenda natës për interes edhe gratë do t’i ndërronin, kuptohet nëse ato do jenë dakord. Sidoqoftë nuk jam analist e as shkencëtar, por një pijanec që po shijon verën e cila po ma derdh shpirtin në ajrin e ftohtë duke thur monologë herë tragjike e herë lirike…

Kosova është një ëndërr zotëri, ëndërr për ndërkombëtaret dhe peshqit e mëdhenj te ne, ëndërr e artë edhe e tymtë do t’ju dalë. Po zonjë, ata  bredhin me makina luksoze, derisa qytetarët e thjeshtë ëndërrojnë me biçikleta të zeza. Milionerët rrotullojnë kokat në retë e bakërta, kinse janë të ngritur, dhe më nuk i  gjen në tokë. Kanë ikur me mijëra kilometra larg drejt ishujve të milionerëve….

Shkëputur nga “Psycho”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.