Kombëtare

PSHKD përkujton akademik Mark Krasniqin

Sot janë bërë 4 vite nga vdekja e akademik Mark Krasniqit.

Kryetari i PSHDK-së Dr.Ukë Berisha, me rastin e 4 vjetorit te vdekjës së Akademik Mark Krasniqit, i cili për shum vite ishte edhe kryetar i PSHDK-së, ka thën se:

“ Kryetari shumëvjeçar i PSHDK-së, njëri nga emrat më të shquar në fushën e shkencës, kulturës e politikës shqiptare, personi që solli statujën e kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit në Prishtinë. Vdekja e Krasniqit ishte humbje e madhe për Kosovën dhe gjithë botën shqiptare.”


”Përvjetor…

Me rastin e 4-vjetorit të kalimit në amshim të Akademik Mark Krasniqit

Para 4-viteve shkoj në përjetësi Kryetari shumëvjeçar i PSHDK-së, njëri nga emrat më të shquar në fushën e shkencës, kulturës e politikës shqiptare, personi që solli statujën e kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit në Prishtinë. Vdekja e Krasniqit ishte humbje e madhe për Kosovën dhe gjithë botën shqiptare!

La dhe një amanet: “MOS HIQNI DORË KURRË NGA BASHKIMI KOMBËTAR”.

Lavdi jetës dhe veprës së Tij!

Pusho në paqë mik i dashur!

Dr. Ukë Berisha
Kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës

Prishtinë, 28 gusht 2019

Foto nga arkiva e PSHDK-së”