EKONOMI

PSHDK/ Operatori fantom Z-Mobile ishte futur në telekomin e Kosovës në mënyrë të jashtë ligjshme

PSHDK, shpreh shqetësimin e sajë, për situatën e krijuar në telekomin e Kosovës , pas veprimit  të ish operatorit  fantom Z-Mobile, i cili ishte futur në  telekomin e Kosovës në mënyrë  të  jashtë ligjshme.       PTK-ja  gjate kohës sa ishte nën ombrellën e MTPT-së  të udhëhequr nga ministri Morina, nga koalicioni LDK- PSHDK, ishte ndër kompanitë më profitabile në rajon, vlera e së cilës ishte rreth 1,7 miliardë euro.                                                       

Fatkeqësisht shkatërrimi  i këtij gjigandi ekonomik, ka filluar kur në krye të institucioneve shtetërore, u instaluan grupe të interesit që për qëllim kishin shkatërrimin  e ekonomisë së Kosovës.                                                                                                       

Përgjegjësinë  kryesore, për shkatërrimin e PTK-së,  e kanë udhëheqësit  e ART-së, ARKEP-it  dhe të Ministrisë së MTPT, e më vonë Ministrisë së Ekonomisë,  të cilët në mënyrë antiligjore lejuan krijimin e operatorit  virtual  Z-Mobile ,duke ja mundësuar hyrjen në aksione të  aseteve dhe kapitalit të telekomit të  Kosovës.  Kjo është  bërë  për qëllime profitabile të klaneve të caktuara, me qëllim për ta dëmtuar telekomin ë  Kosovës  deri në falimentim,  gjë që  e arritën qëllimin.                                                                                                                                                                              

Pas akomodimit të  Z-mobilit  në telekomin e Kosovës , ka filluar angazhimi për privatizimin e telekomit gjegj. operatorit  mobil Vala.  Në atë kohë  në vitin 2010 është  bërë  presion që telekomi  të privatizohet dhe vlera e përllogaritur sillej rreth  300 milion euro.                                                                                                                                                 

Komisioni parlamentar për ekonomi  ,tregti , energjetikë,  bujqësi   dhe planifikim hapësinore, gjegj. grupi punues i udhëhequr nga anëtar i komisionit  zt  Zef Morina, nuk ka lejuar që telekomi të privatizohet , sepse vlera ishte shumë  e ulët dhe se qëllimi i grupeve të caktuara ishte për ta privatizuar për qëllime dhe interesa të tyre.                                                                                                                                                                      

Që nga ajo kohë Qeveria  e Kosovës  dhe  menagjmenti  i PTK-së, nuk kanë treguar interesim për ta menaxhuar dhe avancuar telekomin e Kosovës, por për ta penguar që të jetë konkurrentë ne treg.                                                                           

Kjo sjellje  e tyre ka bëre që telekomi i Kosovës të jetë buzë falimentimit dhe të mbesin mijëra punëtor pa punë.                                                                                                                                                                                             

PSHDK, kërkon që urgjentisht të aktivizohet prokuroria dhe drejtësia  e Kosovës, për të hetuar këtë veprim kriminal dhe përgjegjësit  të marrin dënimin e merituar.                                                                                                                            

Gjithashtu duhet urgjentisht ,Qeveria e Kosovës të merr nën kontroll  situatën për të shpëtuar  PTK-në, një nga asetet më të  rëndësishme të shtetit të Kosovës dhe të  mos  lejojnë  që të  bie në duar të matrapazëve.                                                                            

 Për shkak të krijimit të situatës  politike dhe ekonomike në vend ,kemi informata  se operatori mobil  IPKO, do të shitet dhe tendenca  është  që të privatizohet nga Telekomi  i  Serbisë.                                                       

PSHDK është  kundër  dhe kërkon nga   Qeveria e Kosovës  të mos  lejoj që ky operator ti shitet telekomoit  Serb apo ndonjë operatori  tjetër nga Serbia, sepse do të  rrezikonte  interesin e vendit ne aspektin e sigurisë kombëtare.

Shfaq më shumë