OPINION

PSHDK nuk është subjekt fetar!

Shkruna: Zef Prenka
PSHDK i duhet politikës, ekonomisë dhe strategjisë shtetformuese të Republikës së Kosovës!

Shpesh në fjalorin shqip-shqip, takojmë fjalë që kanë dy e më shumë kuptime. Ato, duhet folur(zbatuar gjatë të folurit),sipas mënyrës, rastit, kohës dhe rënd-zbatimit.

Kur përkthehet një fjalë, apo fjali, nga gjuhë të huaja, ka ndodhur që, kuptimi në gjuhen tonë shqipe të mos jetë i kjartë, ose, i pa kuptimte, ose vështirë i kuptueshëm…!

Edhe tek titulli i subjektit politik ( i, dyti në pluralizmin e Kosovës pas, LDK), hasim në fjalë që lidhet me çështjen e besimit.
Kjo parti, ishte sinonim i partive tradicionale Evropianë, dhe Jo rastësisht, apo me qëllime të bazuara në religjion, si parti fetare e krishtere.

PSHDK është Parti e sfidave, e përgjegjësisë, e respektit për shtetin laik, demokratik, liberal dhe frymën kombëtare , e ndërtuar mbi vlerat e djathta politike u konceptua nga kolosët e ndërtimit të shtetësisë së Kosovës- Presidenti historik Ibrahim Rugova dhe figura e respektuar Akademike dhe Kombëtare e kolosit Mark Krasniqi…!

Partitë simotra me PSHDK, janë gjithandej shteteve të fuqishme Evropianë që, kanë pushtet. Ato nuk shiqohen si parti fetare( siç e shiqojnë pjesa dërmuese e shqiptarëve të Kosovës PSHDK, që shumë nga ata e braktisën kur islami radikal shpërtheu në Kosovë, si kauzë fetare dhe që, është pëngesa kryesore e rrugëtimit të RKS drejtë BE- së), por është subjekti që identifikohet me kulturën Evropiane dhe jo, Aziatike, Arabe, Afrikane etj.

Prandaj, ky subjekt politik( tashmë) tradicional, ka një program kombëtarë, ka një, statut dhe platformë që, 100% i mbron, i zhvillon, dhe bashkëjeton në çdo rrafsh, qoftë politik, ekonomik, strategjik etj.me vlerat kombëtare shqiptare, pa asnjë element fetar.

Shqiptarët e besimit katolik, kryesisht janë aty të anëtarësuar, jo pse, dallohet fjala- …kristiane…, sepse kuptimi i saj ka të bëjë vetëm me vlerat e kultures Europiane, nga të cilat edhe subjektet tjera të spektrit politik në RKS, (me përjashtim të disa partive fetare me bazë dhe ndikim fetar në islamin politik)janë, pro këtyre vlerave Evropiane, por, kanë toleruar edhe depërtimin e ndikimit fetar islam drejtpërdrejte si kompensim të votës dhe si të tilla ndryshojnë dukshëm me shqiptarizmin e vërtetë që ka PSHDK.

Nga ky këndvështrim PSHDK ka mbetur jashtë Parlamentit të Kosovës tash e sa vite.

Padrejtësisht dhe poshtërsisht!

Shtrohet pyetja:
Edhe sa vjet( decenie) do të arrijnë shqiptarët ta kuptojnë se, një parti e (qendrës së) djathtë, si PSHDK, do duhej ta ketë vendin në parlamentin e shtetit, që, partitë simotra evropiane( CDU, CSU, të Gjermanisë, CVP – Zvicër, CPÖ Austri, CSV Luksemburg, CSP Belgjikë, CSP Francë, etj.) të kenë mundësi dhe qasje që, proceset demokratike në Kosovë të marrin mbështetjen e pa rezervë dhe të sigurte nga ato, por edhe për faktin që PSHDK, NUK është identifikuar si subjekt politik me shantazhe korruptive, zhvatje, hajni, kriminalitet të te gjitha ngjyrave etj. por, edhe për faktin që secili koalicion nga partitë e mëdha, e shkallmuan dhe nuk e përkrahen të ketë qasje parlamentare, pra që PSHDK të ketë rolin, vendin dhe fjalën me peshë e të pranueshme pa rezervë nga BE…!?

Me një fjalë, më tepër kanë përfituar partitë e pakicave kombëtare si ajo Turke, Boshnjake, Rome etj, se sa, PSHDK që është krenaria e pluralizmit dhe politikes Kosovare, që është
„shtëpia e vogël “ e Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugoves, që është shtëpia politike e Akademik Mark Krasniqit por, mjerisht edhe gjahu special i PDK, AAK dhe LDK.
Tani jemi në një situatë kur, ky subjekt do duhej të jetë vetvetja dhe të bashkërëndisë veprimtarinë kombëtare me partitë si motra dhe të sigurojë ardhmëri të sigurte në gjiun e politikës evropiane.

Për ketë qëllim do duhej që PSHDK së pari të kërkojë një personalitet të dëshmuar politikisht, profesionalisht dhe kombëtaresh të besueshëm, jo vetëm për elektoratin demokratin( që mjerisht është mjaft pasiv për arsyet e lartë cekura…),por edhe për ata që besojnë në këto vlera evropiane, për ata që duan, që RKS të jetë pjesë integrale e BE dhe për të gjithë ata që, vlerat kombëtare i kanë si qëllim parësor në jetën e tyre.
Një kandidat/ e, konsensuale që, mund t’iu prijë proceseve demokratike dhe që, di mund dhe zbaton vijën neutrale në mënjanimin e cilit do grupacion dhe kundërthëniet që ua shkaktuan pikërisht koalicionet para dhe pas zgjedhore radhë pas radhe të partive të lartcekura, të drejtojë në mandatin e ardhshëm dhe PSHD- së t’i kthehen anëtarësia e zhgënjyer pa dallime fetare por me bindje dhe besim në vlerat demokratike Europiane që si duket na i kanë mbyllur dyert edhe për faktin që partitë simotra Europiane nuk e kanë përfaqësuesin e tyre në Parlamentin e RKS.

Pa një përkrahje gjithë popullorë( në masë ),pa një Kryetar/e që, eliminon ato dukuri negative, dhe ka vizion bashkëpunimi konstruktiv me partitë simotra në BE, nuk do ia dalim, as të ri- forcohet dhe as dëshmohet para Partive Popullore Evropiane që, ne jemi të përkushtuar që RKS, i takon dhe do jetë pjesë e BE- së.
Kandidat/ ja, për Kryetare konsensuale tashmë është e vetmja zgjidhje!
Mos hezitoni, mos vononi, hapni rrugë proceseve të mbara demokratike, dhe ftoni atë që do jetë shpëtimi dhe mbarësia e politikës shtetërore dhe jo vetëm…!

Zef Prenka
Stuttgart
03.08.2020

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483