SPORT

PSG refuzon të negociojë me Barcelonën për çështjen Neymar

PSG nuk dëshiron që të negociojë me Barcelonën për çështjen Neymar.

Sipas asaj që raportohet nga mediat katalanasit kanë filluar të bëjnë lëvizjet e para për rikthimin e brazilianit në “Camp Nou”, por kampionët e Ligue 1 nuk janë të gatshëm për këtë.

‘Sport’ raporton se te PSG nuk duan të negociojnë fare për këtë punë dhe janë të fokusuar të sigurojnë marrëveshje të reja për 11-ën e parë të skuadrës.

Kontratat e shumë lojtarëve të PSG janë afër fundit, por edhe sfida me pandeminë mbetet primare për kampionët e Ligue 1.

Gjithsesi, Barca ka akoma besim se mund ta kthejnë lojtarin në katalonjë, sidomos pasi kontrata e Neymar skadon në vitin 2021.