SPORT

PSG/ Pritet të zyrtarizohet transferimi i Icardit

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi, është në bisedime të avancuar për një transferim të mundshëm te Paris Saint-Germaini. Icardi është i huazuar te Parisi nga Interi, por klubi francez po synon ta bëjë transferimin e plotë, shkruan “Football Italia”.

Icardi do të ketë te Parisi një pagë vjetore prej 10 milionë euro. Parisi i ka ofruar Interit 55 milionë euro dëmshpërblim plus bonuse.

Icardi pritet të zyrtarizohet te PSG-ja

Por, Interi po kërkon 60 milionë euro total, duke mos përfshirë klauzola për rritje të çmimit.

Icardi te Parisi do të firmosë kontratë katërvjeçare. Ai ka ndihmuar me 20 gola në 31 ndeshje në të gjitha garat.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.