SPORT

PSG-ja refuzon ofertën e Atleticos për Cavanin

Paris Saint-Germaini ka refuzuar ofertën prej 10 milionë eurosh të Atletico Madridit për sulmuesin uruguaian, Edinson Cavani, bën të ditur “Goal.com” të dielën.

Reprezentuesi i Uruguait ka kontratë me Parisin deri në fund të stinorit, por Atletico po insiston të transferojë atë në janar, transmeton Koha Ditore. Mirëpo, trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, nuk mendon ta shesë Cavanin, pasi mendon se ai mund të luajë rol kyç në luftën e skuadrës për titull në Ligë të Kampionëve dhe Ligue 1 të Francës.

Edhe presidenti i Parisit, Nasser Al-Khelaifi, është i bindur se prezenca e Cavanit mund të jetë vendimtare në luftë për Champions.

Cavani këtë stinor ka luajtur në 14 ndeshje në të gjitha garat dhe ka realizuar pesë gola.