OPINION

Pseudopolitikanët që po e diskriminojnë popullin e vet?!

Shkruan: Skënder MULLIQI

Në këtë Kosovën tonë të vogël, mund të dëgjosh dhe shikosh bash çdo gjë. Ky vend është bërë vendi më i përshtatshëm për ta shteruar deri në fund si ujin. Në, vend që të ofrojmë ide, të ofrojmë zgjidhje ,në mënyrë parimore për secilin problem politik dhe të natyrave tjera, këta njerëz, që e kanë marrë timonin e shtetit punuan keq, sa vështirë të merret më mend.

Këta pseudopolitikan, veç nderskamcave asgjë të mirë, nuk dinë, e as nuk po përpiqen të bëjnë, për shtetin dhe popullin e vet. Janë duke e shkatërruar edhe vetëdijen tonë. Çudi së si po i bëjnë aq diskriminim popullit të vet!

Kjo logjikë e tyre përjashtuese, kjo mendësi e mykur, po na kthen shumë mbrapa, edhe me keq së në diktaturë. Këta ishte dashur të turpërohen, kur dëgjojnë dhe dinë së çka po flitet dhe shkruhet për ta. Çfarë Kosove po na paraqesin në arenën ndërkombëtare?!

Kurrfarë hiq. Dhe, pas gjithë atyre paturpësive dhe dëmeve që ju kanë bërë popullit dhe shtetit duke e plaçkitur, nuk po ndihen aspak keq. Ne kemi mbetur vetëm simpatizant të te ardhmes tonë. Kjo është shumë e pa kuptueshme dhe e tmerrshme për kohën e civilizimit. Kaluan shekuj dhe sikur vet nuk po dëshirojmë të dalim nga errësira e vjetër! Nuk po lirohemi nga paragjykimet për njeri -tjetrin. Secili po bëhet më patriotë së tjetri. Idealet kanë mbetur në margjina. Materializmi shumë kujt ia ka errësuar sytë dhe mendjen. Pushteti dhe pasurimi duke mos kërkuar metoda dhe forma, kanë mbetur e vetmja gjë, gati për të gjithë ata që po ju vjen rasti.

Kur, të gjithë menduam së më në fund, po vijnë ndryshimet për të mirë në këtë vend, të cilin e shkretuam duket së do të mbesin si iluzione tona të mira.

E gjithë bota demokratike na ndihmojë ta kemi shtetin e dytë në Ballkan, e ne për çudinë e të gjithëve nuk po e dëshirojmë! Është mbushur kupa tashmë nga dilenxhillëqe politike. Si të kuptohet e gjithë kjo përçarje politike, si të kuptohet gjithë ky mos unitet, kur vendi dhe kombi mund te futet në rrezik?!

LVV dhe LDK, që dy muaj nuk po kanë mundësi të gjejnë gjuhë të përbashkët për ta formuar koalicionin aq të pritur. Ky alamet vendi, nuk po ka mundësi më i formua organet nga vota e lirë!

Këto zhvillime stagnuese tash nuk i kemi pritur. Shumica jonë, pos atyre që kanë bërë pasuri marramendëse në kurriz të popullit, ishin të bindur së këto divergjenca programore dhe ideologjike, do të tejkaloheshin. Dikush po i bie thumbit e dikush patkoit. Me këtë logjikë, automatikisht hidhet poshtë ndershmëria, përgjegjësia dhe morali politik i partnerëve të koalicionit.

Në fakt po ta konsideronin njëra -tjetrën partner parimor, nuk do të shikonim gjithë këtë maskaradë politike. Na është gërditur kjo përditshmëri politike, duke dëgjuar, se e gjithë lufta po bëhet për poste.

Nuk pushuam krejt pas luftën të japim shembuj të këqij të shtetndërtimit dhe mirëqenies.

Fatin tonë e lidhem më njerëzit jo meritor, që Kosovën e sollën buzë kolapsit. Nëse nuk do të bëhet diçka që këto struktura të logjikës së vjetër, të largohen përfundimisht nga politika, nuk do të na presin sigurisht ditë të mira edhe për shumë kohë…

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483