SPORT

Pse u tërhjek nga gara Liverpuli për Timo Werner?

Liverpooli është tërhequr nga gara për blerjen e sulmuesit të RB Leipzig, Timo Werner, për të cilin interesim kanë shfaqur edhe Interi dhe Juventusi.

Kampioni i Evropës ishte favorit për t’i siguruar shërbimet e gjermanit, por sipas Mirror të kuqtë nuk duan t’i paguajnë më shumë se 35 milionë euro për të.

Werner ka klauzolë lirimi në kontratën e tij me klubin e Bundesligës, në vlerë 60 milionë euro, por duket se Liverpooli donte ulje masive të çmimit.

Tërheqja e Liverpoolit nga gara u jep mundësi ideale Interit dhe Juventusit për të luftuar për ta pasur 24-vjeçarin në skuadër.

Werner i ka shënuar 30 gola në 39 ndeshje për RB Leipzig deri tani këtë sezon, si dhe i ka dhuruar edhe 12 asiste njëkohësisht. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.