Kosova

Pse u shtye mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se mbledhja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është shtyrë.

Mbledhja e paraparë të mbahej këtë të premte mes Kosovës dhe Shqipërisë, është shtyrë dhe do të mbahet me 2 tetor.

Kjo shtyrje ka ardhur për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, për këtë ka rënë dakord edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, ka shkruar Hoti.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.