SPORT

Pse u arrestua Ronaldinho?

Ish-futbollisti më i mirë në botë Ronaldinho është arrestuar në Paraguai pasi u ka treguar autoriteteve një pasaportë false.

Legjenda braziliane është arrestuar kur i ka treguar autoriteteve në Paraguai një pasaporte që është konstatuar se është fals, shkruan “La Nocion” të enjten.

Ronaldinho arrestohet në Paraguai me pasaportë fals

Ronaldinho 39-vjeçar, që ka fituar Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002, është arrestuar në resortin “Yacht & Golf Club Paraguayo” së bashku me vëllain e tij Roberton të mërkurën mbrëma, ka konfirmuar Ministria e Brendshme e Paraguait.

Pasaportat janë gjetur në hotel me emrat e Ronaldinhos dhe Robertos, por me nacionalitet të Paraguait.

Raportohet se Ronaldinho është ftuar nga pronari i kazinos Nelson Belotti. Ai është pritur të mbajë disa evenimente publike.

Ronaldinho aktualisht është pa pasaportë, pasi i është konfiskuar pasaporta nga autoritetet braziliane, për shkak të një rasti gjyqësor në të cilin është i përfshirë për shkelje të rregullave të

ambientalizmit.

Ronaldinho dhe vëllai i tij janë dënuar për ndërtim jo të ligjshëm në pronën e tyre në liqenin Guaiba në vitin 2015.

Ata janë gjobitur 8.5 milionë dollarë në nëntor të vitit 2015 dhe pasi nuk kanë paguar, Gjykata Supreme e Drejtësisë në Brazil ka vendosur t’ua konfiskojë pasaportat.

Ndonëse nuk është në gjendje të dal nga Brazili, Ronaldinho është zbuluar si një nga ambasadorët e rinj të turizmit në Brazil në shtator.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483