Kosova

Pse Thaçi pas konferencës u takua me Pacollin?

I pari i shtetit, Hashim Thaçi raportohet se momentalisht është në takim me kryetarin e AKR -së, Behgjet Pacollin.

Ky takim i presidentit të vendit me kreun e AKR -së vjen pas paraqitjes që Thaçit para mediave, ku foli për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, që sot gjatë ditës është publikuar i plotë.

AKR -ja në anën tjetër ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e qeverisë të re, por, që do të votojnë Avdullah Hotin për kryeministër.

Klan Kosova ka publikuar pamje nga takimi që po mbahet në njërin nga hotelet e kryeqytetit.